Akademia Verore e Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale mban garën për fotografinë më të mirë

23/07/2020

Fakulteti i Artit dhe Medias Digjitale ka vazhduar punimet e Akademisë Verore që po mbahen në kuadër të festivalit “Global UBT FEST 2020”. Në artin e ditëve të sotme fotografia luan një rol të rëndësishëm, duke pasur në vete shumë aspekte interpretimi se sa çdo disiplinë tjetër artistike. UBT në kuadër të punimeve të Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale ka organizuar një garë për fotografinë, ku fituesi i garës do të ketë mundësi që të marr pjesë në ekspozita fizike, të organizuara në vend dhe jo vetëm.

 

Duke e ditur që fotografia sot nuk ka të bëj vetëm me kapjen e një momenti ose të një fragmenti të realitetit, por edhe me konceptet artistike, fituesit i janë përgjigjur garës duke e trajtuar fotografinë si një mjet të çmuar komunikimi e interpretimi.

 

Fituesi i vendit të parë ishte Mynafir Ibrahimi, me fotografinë “Light Source”, një kompozicion i balancuar dhe siluetë minimale. Ndërsa në vendin e dytë u rendit Vlera Azemi, me fotografinë “Abstrakte”, një teksturë jo homogjene e bazuar në ngjyra të ngrohta. E vendin e tretë e zuri Blerisa Sylejmani, me fotografinë “Qasja surreale”, një reflektim në sipërfaqe uji.

 

Të tre fituesit e garës do të prezantojnë punimet e tyre në ekspozitën virtuale të Akademisë Verore të Fakultetit Arti dhe Mediat Digjitale.