Akademia Ndërkombëtare Verore e UBT-së

26/05/2018

Për të shtatin vit më radhë, e shndërruar tashmë në traditë, UBT do të organizojë Akademinë
Ndërkombëtare Verore, që do të zhvillojë punimet më 4-25 korrik 2018.
Për ta pasuruar dhe për ta bërë edhe më madhështore këtë akademi, të ftuar do të jenë profesorë,
ekspertë dhe ndërmarrës të njohur vendorë e ndërkombëtarë, ku përveç ligjëratave tematike,
ANV-ja do të jetë e pasur edhe me diskutime, forume, punëtori të ndryshme, vizita studimore,
gara sportive dhe aktivitete të tjera.
Nga numri i madh i kërkesave të të rinjve për shtimin e fushave, akademia e sivjetme do të
shtrijë debatin dhe do të zgjerojë aktivitetin e vet në 22 fusha të ndryshme, në të cilat do të
ngjallet diskutimi për zhvillimet dhe inovacionet e fundit në botë.
Fushat të cilat do të përfshihen sivjet në Akademinë Ndërkombëtare Verore janë:

 

  • Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri;
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
  • Shkenca Politike;
  • Energji Efiçiente;
  • Sisteme të Informacionit;
  • Juridik;
  • Media dhe Komunikim;
  • Menaxhim i Mekatronikës;
  • Arkitekturë;
  • Ndërtimtari;
  • Financa, Banka e Sigurime;
  • Shkenca të Ushqimit;
  • Dizajn i Integruar;
  • Infermieri;
  • Siguri Kibernetike;
  • Turizëm i qëndrueshëm;
  • Mjekësi e përgjithshme;
  • Psikologji;
  • Edukim;
  • Stomatologji;
  • Farmaci;
  • Diaspora dhe roli i saj.

Në përfundim të programit, studentët certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, që janë të njohura
ndërkombëtarisht.
Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe në përgjithësi Akademisë
Ndërkombëtare Verore, mund të kontaktoni në: [email protected]