Akademia Ndërkombëtare Verore e Shërbimeve dhe Produkteve Profesionale nis aktivitetin me ligjërues ndërkombëtarë

06/07/2021

Akademia Ndërkombëtare Verore e Shërbimeve dhe Produkteve Profesionale ka filluar aktivitetin me ligjëratën e prof.dr Ted Sun, me temën “Putting Fun back into teaching, Workshop for professors”, teksa prof.dr Thomas Grisham ka diskutuar rreth komunikimit, lidershipit, moralit dhe etikës.

 

Profesori, prof.dr Leslie Szamosi, ka folur për rolin që ka menaxhimi i punonjësve dhe ndërveprimi me konsumatorët në një botë pas pandemisë, si dhe për mënyrën se si duhet bërë ky lloj i menaxhimit, teksa profesori në UBT, prof.dr Besnik Skenderi ka shtjelluar në detaje ndikimin që kanë standardet dhe certifikimet profesionale në punësim.

 

Dita e dytë e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Shërbimeve dhe Produkteve Profesionale ka vazhduar me diskutimin mbi metodat e kërkimit në trajnimet profesionale nga profesori i UBT-së, prof.dr Hasan Metin, bazuar në kërkimet dhe hulumtimet e tij shkencore.

 

Për implementimin e sistemit të menaxhimit të mjedisit ka ligjëruar profesori i UBT-së, prof.dr Besnik Skenderi, i cili e ka cilësuar si shumë të rëndësishme këtë sistem të menaxhimit, gjersa prof.dr Teuta Danuza ka ndarë njohuri rreth rolit të shkollave profesionale në mjedisin biznesor.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Shërbimeve dhe Produkteve Profesionale është duke u mbajtur në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”.