Akademia Ndërkombëtare Verore e Psikologjisë vazhdon aktivitetin e saj edhe në ditën e pestë, diskutohet për mbështetjen psikologjike

17/07/2020

Në ditën e pestë të saj, Akademia Ndërkombëtare Verore e Psikologjisë, ka zgjedhur të diskutoj rreth mbështetjes psikologjike. Profesoresha Vjollca Pllana, me studentët dhe pjesëmarrësit ka diskutuar për këshillimin e studentëve dhe psikoterapinë, gjatë virusit COVID-19. Ajo gjithashtu, ka shtjelluar më gjerësisht lidhur me zhvillimin e aftësive për kujdesin ndaj vetes dhe mënyrës së kërkimit të ndihmës.

 

Ndërkaq, Tringa Lajqi, psikologe e këshillimit vullnetar në Linjën telefonike për mbështetje psikologjike, nga Ministria e Shëndetësisë dhe departamenti i psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, ka ligjëruar për studentët e kolegjit UBT dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj akademie, për format e tjera të mbështetjes psikologjike gjatë virusit COVID-19. Gjithashtu, ajo ka përmendur edhe linjat telefonike që kanë ofruar mbështetje psikologjike dhe vazhdojnë të ofrojnë.

 

Tringa Lajqi, theksoj se gjatë pandemisë në botë, ka pasur më shumë raste të tentimit të vetëvrasjeve, shkaku i depresionit që vetëizolimi e solli gjatë virusit corona. Sipas saj, linjat telefonike kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm, në evitimin e këtyre rasteve, duke i’u ofruar mbështetje psikologjike.

 

Përmes “Global UBT FEST 2020”, Akademia Ndërkombëtare Verore e Psikologjisë, po luan një rol shumë të rëndësishëm, në këshillimin e shumë studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, lidhur me shqetësimet që ata kanë, dhe mënyrën se si ata mund t’i kalojnë.