Akademia Ndërkombëtare Verore e Karrierës përfundon suksesshëm aktivitetet për edicionin e sivjetshëm

26/07/2022

Ka përmbyllur suksesshëm punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Karrierës, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, e cila u karakterizua me mbajtjen e disa ligjëratave tematike nga ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, si dhe zhvillimin e disa punëtorive.

 

Pjesë e akademisë këtë vit ishin edhe disa përfaqësues të kompanive të ndryshme vendore, të cilët do shpalosën para studentëve mundësitë që kanë për rekrutimin e stafit, shkathtësitë që kërkohen në tregun e punës si dhe informacione tjera me interes për të rinjtë, që do të shërbejnë për vënien e kontakteve të tyre me industrinë.

 

Në ditën përmbyllës të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Karrierës, mori pjesë përfaqësuesja e departamentit të burimeve njerëzore në Bankën BPB, Argjenta Islami, e cila shtjelloi gjerësisht angazhimin dhe punën e kësaj banke.

 

Ndër të tjera, u organizuan edhe ligjërata tematike me profesorë të UBT-së, të cilët diskutuan për tema të ndryshme, me qëllim që studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e fituara përgjatë studimeve.