Akademia Ndërkombëtare Verore e Gjuhës Angleze ndërlidh mësimin teorik, praktik dhe hulumtues

22/06/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Gjuhës Angleze, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, do t’iu mundësojë studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, të përfitojnë njohuri të reja përmes aktiviteteve, seminareve, ligjëratave tematike, punëtorive, diskutimeve dhe debateve të ndryshme.

 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit do të përqendrohen rreth temës “Përshtatja ndaj sfidave të procesit mësimor në periudhën post-COVID”, e cila do të trajtojë problematikat dhe sfidat të cilat janë shfaqur nga pandemia COVID-19.

 

Ndër të tjera, në këtë akademi do të ketë folës nga vende të ndryshme, të cilët do të bashkëbisedojnë me studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë, duke ofruar ide dhe mendime rreth çështjeve që ndërlidhen me gjuhën angleze.

 

Pas përfundimit, studentët do të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuri të avancuar komunikimi në gjuhën angleze, të fitojnë praktikë studimi, duke përfshirë teknikat e mësimdhënies dhe trajnimit, të zhvillojnë aftësi intelektuale dhe praktike si folës të gjuhës angleze, si dhe të bëjnë lidhjen midis mësimit teorik, praktik dhe hulumtues.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022