Akademia Ndërkombëtare Verore e Edukimit do të përqendrohet në trajtimin e mënyrave të reja të edukimit në mësimdhënie

29/06/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Edukimit në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, këtë vit do të zhvillojë aktivitete të ndryshme me studentë dhe profesionistë, duke zbuluar mënyra të reja edukimi të mësimdhënies, si dhe duke i përpunuar ato me një qasje kritike për zhvillimin e arsimit.

 

Qëllimi i Akademisë Verore të Edukimit është të bashkojë mësimdhënës dhe studentë për të zhvilluar njohuri mbi teknikat dhe metodat më të përshtatshme në arsim në periudhën post COVID-19, si dhe duke reflektuar në sfidat që po ballafaqohet arsimi në Kosovë.

 

Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë përgjatë kësaj akademie, do të kenë mundësi të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës së edukimit, si dhe të inkuadrohen në debate dhe diskutime të ndryshme, forume dhe punëtori.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022