Akademia e Edukimit dhe Zhvillimit mbyll punimet me diskutimin rreth benefiteve dhe sfidave të edukimit online

10/07/2020

Në ditën e tretë të Akademisë së Edukimit dhe Zhvillimit u mbajt një forum, ku u diskutua për mësimin online dhe klasat e kombinuara. Ndër të tjera ligjëruesit ndan ide dhe eksperienca të tyre në lidhje me temat e parashtruara, që kishin të bëjnë kryesisht me edukimin.

 

U diskutua edhe për klasat diverse dhe arsimin në përgjithësi, duke vënë theks në hapat drejt zhvillimit të tij dhe krijimit të një atmosfere bashkëpunuese në të ardhmen.

 

E dita e fundit, u përmbyll me një event virtual, ku në këtë akademi u diskutua për sfidat dhe benefitet e edukimit online, temë që zgjoi kureshtje për pjesëmarrësit. Përvojat dhe edukimi profesional e akademik i ligjëruesve të kolegjit UBT, ka bërë që studentët të marrin njohuri të mjaftueshme për rrugëtimin e tyre në edukimin akademik.

 

“Global UBT FEST 2020”, ka ngjallur interesim te shumë studentë, profesor, artistë, si dhe ekspertë vendor e ndërkombëtarë, që po marrin pjesë në këtë festival me aktivitete të larmishme.