Akademia e Dizajnit të Integruar sjell në UBT artistë e profesionistë të artit

09/07/2019

Ka nisur aktivitetin e vet Fakulteti Dizajn i Integruar në UBT, ku përgjatë disa ditëve do të mbahen ligjërata nga artistë të shumtë e profesionistë të artit, fotograf, dizajner të modës, etj.

 

Akademia nisi punimet me ligjëratën e producentit të zërit dhe muzicientit, Tomor Kuçi, i cili ka trajtuar temën me titull: “Designing Sounds Through Synthesis”.

 

Më pas, aktivistja Adelina Hasani, ka ligjëruar temën: “Enacting Design Betëeen Politics and Activism”, ku tregoi për ndërlidhjen dhe përcaktimin e dizajnit ndërmjet politikës dhe aktivizmit.

 

Projektimi dhe Realizimin e Aksesorëve, Filmi, Arkitektura, Mendimi Kritik, janë disa nga temat tejet interesante që do të ligjërohen sivjet përgjatë Akademisë Ndërkombëtare Verore e Dizajnit të Integruar.