Akademia e Dizajnit të Integruar me punëtori unike artistike

19/07/2018

Akademia e Dizajnit të Integruar ka realizuar njërën nga aktivitetet më të rëndësishme dhe më të atraktive të kësaj shkolle.
Artisti Karllo Mustafa ka mbajtur punëtorinë “Jehona e Skulpturës”, me ç’rast synoi të demonstrojë një formë të praktikave skulpturore në artin bashkëkohor dhe mundësitë përtej nocionit të thjeshtë të informacionit të skulpturës si një objekt.

Kjo punëtori i lejoi studentët pjesëmarrës të punonin me procesin e hedhjes së sheqerit si material për të bërë vepra arti.
Nxënësit u ndanë në grupe, dhe secili grup bëri një vepër arti që punonte me objekte të ndryshme që ata gjetën përreth. Pas kësaj, ata mblodhën punët e tyre dhe instaluan një të vetme.
Punëtoria përfundoi me ‘detyrat e shtëpisë’, për të dhënë përkufizimin e fjalëve: vepruar, skulpturë, subjekt, publik, impuls, stendë, etj.

Pjesa e dytë e akademisë vijoi me ligjëratën e dizajnereve, Afërdita Statovci dhe Mendime Gashi, të cilat vazhduan mësimin e pjesëmarrësve për konceptet se si të mendojnë që të krijojnë modën nga gjëra të ndryshme, kryesisht të përdorura më parë.


Gjatë kësaj ligjërate u shpalosën dhe u diskutuan punimet e studentëve gjatë viteve të studimeve, në Fakultetin e Dizajnit të Integruar.