Studentët e UBT-së vizitojnë qytetin e Venecias

25/11/2019

Mbi 100 studentë të UBT-së, kanë udhëtuar për në Itali, të cilët po qëndrojnë për vizitë studimore në pjesën verilindore të këtij shteti, konkretisht në qytetin e bukur të Venecias.

 

Ata po shohin nga afër qendra të rëndësishme kulturore, historike, shkencore dhe arkitekturore. Tutje, ata vizituan “Grand Canal”, që është një kanal i cili formon një nga korridoret kryesore të trafikut ujor në qytet, si dhe u vizituan sheshet kryesore dhe zona qendrore e Venedikut, “Rialto”, që shërbeu për shumë shekuj si zemra financiare dhe tregtare e qytetit.

 

Ditëve në vijim, studentët do të udhëtojnë në shumë qytete të Evropës, vizitë e cila ju mundëson marrjen e përvojave të reja profesionale, njëherësh të njihen nga afër me kulturën evropiane.