NJOFTIM: Të premten, ekspertët turq do të ligjërojnë për studentët e Fakultetit të Stomatologjisë së UBT-së

15/04/2019

Të premten, më 19 prill, një delegacion i përbërë nga ekspertë mjekësorë nga Turqia, do të qëndrojnë në UBT, me ç’rast do të mbajnë ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit të Stomatologjisë.

Në këtë aktivitet folës kryesor do të jetë profesori i njohur nga Turqia, Ugur Merix, i cili do të mbajë ligjëratën më temë: “Autogenous bone in daily practice. Getting the golden standard back to work”.

Ai do të ndajë njohuritë dhe eksperiencat e fituara në kirurgjinë maxilofacioale, derisa gjerësisht do të flasë për kirurgjinë orale dhe implantologjinë.

Ligjërata do të fillojë në ora 16:00, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me ç’rast ftohen të marrin pjesë studentët dhe stafi i Fakultetit të Stomatologjisë, por edhe të tjerë të interesuar.