Përfaqësuesit e UBT-së në Venedik: Mirëpriten nga afaristi i njohur Muharrem Salihu – Marco dhe afarsitë të tjerë shqiptarë

16/03/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me Drejtoreshën Fisnete Hajrizi dhe Prorektorin dhe Dekanin e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Binak Beqaj, qëndruan në Venedik të Italisë, për të realizuar një sërë vizitash të rëndësishme.

Përfaqësuesit e UBT-së, gjithashtu u mirëpritën edhe nga afaristi i njohur shqiptar Muharrem Salihu – Marco, dhe nga afaristë të tjerë, të cilët shpalosën perspektivat e tyre dhe angazhimin e tyre në Venedik dhe për çështjen shqiptare.