Studentja e Arkitekturës në UBT, Merita Shabani ka përfunduar suksesshëm shkëmbimin studentor në Dessau DIA Hochschule Anhalt në Gjermani

06/02/2024

Merita Shabani, studente e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, ka përfunduar suksesshëm shkëmbimin studentor në Dessau DIA Hochschule Anhalt në Gjermani.

Ajo përveç ndjekjes së leksioneve, njohjes me studentë nga vende të tjera dhe përfitimit të eksperiencave studentore, ka qenë në gjendje të udhëtojë duke zgjeruar perspektivën e saj ndërkombëtare. Shikoni disa nga fotografitë e saj përgjatë këtij udhëtimi akademik të shkëlqyer!