22 vite nga Çlirimi i Kosovës – rektori Hajrizi kujton Ditën e Çlirimit të Kosovës

12/06/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi me rastin e 12 qershorit, të gjithë studentëve, profesorëve dhe qytetarëve të Kosovës u ka uruar Ditën e Çlirimit.

 

Rektori Hajrizi ka thënë se kjo ditë është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe mbarë popullin, ditë që përmbledh sakrificat e të rënëve dhe luftëtarëve të UÇK-së për liri e pavarësi.

 

“Sot u bënë 22 vite që kur Aleanca Veriatlantike me prezencën e saj konfirmoi lirinë e vendit tonë, pas një sakrifice të pashembullt të luftëtarëve të UÇK-së për të jetuar të lirë si e drejtë elementare e çdo populli demokratik”, ka thënë fillimisht rektori Hajrizi.

 

Tutje, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, vlerësoi lartë përkushtimin e NATO-s, ShBA-ve dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, që vazhduan të punojnë ngushtë me Kosovën për integrimin e saj në arenën ndërkombëtare.

 

“Duke falënderuar luftëtarët e UÇK-së, ShBA-të, NATO-n, dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, ne sot jemi të lirë dhe gëzojmë shtetin demokratik, si dhe po punojmë ngushtë për integrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ndaj, në emrin tim dhe të stafit akademik dhe administrativ të institucionit që unë udhëheq, shpreh rastin t’u uroj të gjithë qytetarëve, 12 qershorin – Ditën e Çlirimit të Kosovës”, ka thënë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.