Profesori i UBT-së, Amet Shabani, qëndroi për vizitë në “Kazimierz Wielki University”, në Poloni

23/05/2022

Në kuadër të projektit të programit Erasmus+ “Staff Teaching Mobility”, profesori i UBT-së, Amet Shabani, ka qëndruar për vizitë në universitetin “Kazimierz Wielki University”, në Bydgoszcz të Polonisë.

 

Përgjatë kësaj vizite, profesori Shabani, ka zhvilluar një ligjëratë me studentët e këtij universiteti, e ku ka ndarë njohuritë e tij lidhur me integrimin e sipërmarrjes, për rrjetat, si dhe sigurinë e rrjeteve sociale.

 

Profesori i UBT-së, Amet Shabani, gjatë vizitës në Poloni është takuar edhe me zëvendës-rektorin e universitetit “Kazimierz Wielki University”, Marek Macko, si dhe me koordinatoren e programit Erasmus+, Aniela Bekier, e ku kanë diskutuar më shumë rreth bashkëpunimit të këtij universiteti me UBT-në.