UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Hochschule Anhalt – University of Applied Sciences, në Gjermani

15/04/2022

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor për një semestër në Hochschule Anhalt – University of Applied Sciences, në Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e këtij shkëmbimi studentor duhet të plotësojnë këto kritere:

 

  • Të jeni studentë aktiv i UBT-së në vitin e tretë në programin bachelor ose në vitin e dytë master;
  • Të jeni studentë i UBT-së në njërën nga fushat: Arkitekturë, Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike(DIA, M. A.), Inxhinieri Biomjekësore (MSc.), Trashëgimia arkitekturore dhe kulturore (Master i Arteve);
  • Të keni notën mesatare, minimumi 8.5;
  • Të posedoni njohuri të gjuhës angleze, minimumi niveli B2;

 

Bursa për shkëmbim studentor në Hochschule Anhalt – University of Applied Sciences, përfshin: vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë në Anhalt University, përkrahjen financiare për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahjen financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.

 

Hochschule Anhalt – University of Applied Sciences është një nga universitetet që ofron një cilësi të lartë të jetës dhe studimeve për gati 8 mijë studentë, duke ofruar kështu edhe mundësi për kërkime shkencore dhe mësimdhënie inovative në nivel ndërkombëtar.

 

Për të mësuar më shumë rreth kritereve për aplikim, dokumenteve, dhe mënyrës së aplikimit vizitoni  https://international.ubt-uni.net/infocorner/ duke klikuar tek Erasmus+ Student Mobility Application Call – Anhalt University 22_23.

 

Data e fundit për aplikim është 24 prill 2022, ora 23:00, ndërkaq të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim studentor, aplikimin mund ta bëjnë përmes linkut: Aplikimi për shkëmbim studentor.