Trajnohu për Java Programming në UBT

22/03/2022

Trajnerët më të mirë të fushës së programimit janë në UBT, dhe përmes zhvillimit të trajnimit për Java Programming, UBT studentëve po iu ofron një mundësi unike për mësimin e kësaj gjuhe programuese.

 

Përmes këtij trajnimi, UBT studentëve iu mundëson mësimin e njohurive bazike të koncepteve të programimit kompjuterik duke përdorur gjuhën programuese Java Programming.

 

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi do të fitojnë diturinë dhe shkathtësinë e nevojshme për analizimin dhe zgjidhjen e algoritmeve të përshtatshme për këtë gjuhë programuese, e cila është një prej gjuhëve programuese më të njohura dhe më të përdorura në gjithë botën.

 

Trajnerët e licencuar dhe të njohur ndërkombëtarisht do të qëndrojnë në secilin hap të rrugëtimit të studentëve dhe pjesëmarrësve të këtij trajnimi, duke u siguruar që ata po përgatiten në mënyrë profesionale për secilin detaj që ka kjo gjuhë programuese.

 

Apliko tani: Java Programming – Aplikimi