Rektori Hajrizi priti në takim shefin e misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onisor

25/02/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, shefin e misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onisor.

 

Në këtë takim, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi e ka njoftuar shefin e misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onisor, me ekosistemin e UBT-së, të zhvilluar në parkun e vetëm inovativ në vend dhe rajon.

 

Rektori Hajrizi i ka shpjeguar shefit të misionit diplomatik, Daniel Onisor, për arritjet e studentëve të UBT-së dhe institucionit në përgjithësi, angazhimin e UBT-së për komunitetin, zhvillimin e inovacionit në vend, kontributin në ndërkombëtarizimin e vendit, si dhe infrastrukturën moderne që posedon institucioni.

 

Ndër të tjera, në këtë takim, rektori Hajrizi e njoftoi shefin e misionit diplomatik me planin e UBT-së dhe modelin që ka sjell në Kosovë për arsimin e lartë, duke ndërlidhur këtu teknologjitë më të fundit të kohës moderne, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm për impaktin që duhet të kenë universitetet në shoqëri.

 

Rektori Hajrizi dhe shefi i misionit diplomatik diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit me projekte të ndryshme në mes të dy institucioneve dhe universiteteve të Rumanisë.