Edhe pak vende të lira për të përvetësuar njërën prej gjuhëve më të kërkuar në botë, atë të gjuhës angleze në UBT

21/02/2022

Kanë mbetur edhe pak vende të lira në dispozicion për të përvetësuar njërën prej gjuhëve më të kërkuara dhe më të folur në gjithë botën, atë të gjuhës angleze, e cila tashmë është bërë e domosdoshme për të krijuar lidhje dhe për të punuar në gjithë globin.

 

UBT ofron kursin e gjuhës angleze, të certifikuar nga shkolla profesionale dhe akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, për të gjithë studentët dhe të interesuarit e tjerë.

 

Nevoja e madhe për të depërtuar në arenën ndërkombëtare, për të punuar dhe zhvilluar një karrierë profesionale, ka bërë që UBT të sjellë kursin e gjuhës angleze me kohëzgjatje prej tre muajsh, me përmbajtje prej 80 orëve, në nivelet Beginner, Elementary, Pre-Intermediate, Upper-Intermediate dhe Advanced.

 

Të gjithë studentët dhe të interesuarit e tjerë, që duan të ndjekin kursin e gjuhës angleze dhe të përvetësojnë këtë gjuhë përmes profesionistëve më të mirë që ka UBT, si dhe me metodat më bashkëkohore të mësimdhënies, mund të aplikojnë përmes linkut: Aplikimi për kursin e Gjuhës Angleze