Zgjedh të studiosh në programin Administrim Biznesi në UBT

09/09/2021

Programi Administrim Biznesi në UBT është një program modern i cili studentëve dhe të rinjve u ofron njohuri të thelluara të një game të gjerë aspektesh që lidhen me administrimin e biznesit.

 

Përmes këtij programi studentët do të zhvillojnë aftësi dhe kompetenca profesionale të nivelit të lartë përmes mësimdhënies bashkëkohore dhe përvojave të të nxënit ndërveprues.

 

Fushat dhe çështjet që ndërlidhen me drejtimin e një biznesi, kontabilitetin, burimet njerëzore, marketingun dhe sjelljen organizative, janë të përfshira në këtë program unik, që me ndërlidhjen e teknologjisë më të sofistikuar që posedon UBT bëjnë që suksesi të jetë i garantuar.

 

Njohuritë që do të përfitojnë studentët nga ekspertët më të mirë që ka UBT nga kjo fushë, do të jenë nga ana teorike dhe praktike, ku nga kjo e fundit studentët do të përfitojnë edhe nga bashkëpunimet që ka UBT me industrinë, që përfshijnë kompani prestigjioze dhe të mëdha të biznesit.