Studio Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT

03/08/2021

UBT të gjithë të rinjve u ofron programin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, program ky i dizajnuar për të nxitur kontributin e studentëve në formë të projekteve, me një kurrikulë të bazuar në universitetet më prestigjioze të evropës dhe botës.

 

Ky program përgatitë ekspertë të fushës së arkitekturës të cilët bëjnë identifikimin dhe analizimin e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin e tyre, si dhe përmirësimin e aspekteve estetike.

 

Kësisoj, UBT ka mbledhur në një vend ekspertët dhe profesionistët më të mirë të kësaj fushe, duke sjellë njëkohësisht në Kosovë praktikat më të mira ndërkombëtare.

 

Pas studimeve, studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, do të jenë në gjendje të zgjidhin probleme të natyrës inxhinierike, arkitektonike, urbanistike dhe civile.

 

UBT është shkollë e teknologjisë dhe inovacionit!

Apliko tani!  https://apliko.ubt-uni.net