Studentët e Shkencave Politike vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
21/06/2021Një grup i studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të udhëhequr nga profesor Arian Kadriu, kanë realizuar vizitë studimore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u takuan me dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publik, Bejtush Gashin, prodekani Nexhat Jasharin dhe stafin tjetër të FSP-së.
Qëllimi i vizitës ishte që studentët të njihen më për së afërmi me funksionimin e Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Gjatë kësaj vizite para studentëve të UBT-së u bë një prezantim për rolin, misionin e akademisë dhe për programin studimor të FSP-së.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi, para studentëve bëri një përmbledhje në pika të shkurta rreth historikut dhe sfidave më të cilat janë përballur gjatë procesit deri në hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Studentët e UBT-së gjatë kësaj vizite patën rastin të shkëmbejnë përvoja dhe të shtjellojnë çështje të ndryshme me stafin akademik të Fakultetit të Sigurisë Publike.