Interesim i madh për kursin e gjuhës angleze në UBT – Edhe pak vende të lira për t’u regjistruar
26/05/2021Për lehtësimin e hedhjes së hapave tuaj të sigurt drejt një karriere të suksesshme, UBT gjithmonë iu ka qëndruar pranë studentëve dhe të interesuarve të tjerë, tashmë edhe duke ofruar kursin e gjuhës angleze të certifikuar nga shkolla profesionale dhe akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
Përvetësimi i gjuhës angleze është një nga hapat më të rëndësishëm që ju hedhni në zhvillimin tuaj akademik e profesional, kjo pasi që kërkesa e tregut për njohjen e gjuhëve të huaja, veçanërisht gjuhës angleze ka shënuar rritje të dukshme.
Kohëzgjatja e kursit të njërës prej gjuhëve më të njohura dhe më të kërkuara në gjithë globin është 3 muaj dhe përmban 80 orë, me një çmim promocional për të gjithë kandidatët e interesuar.
Kursi i gjuhës angleze i mundësuar nga Qendra e Karrierës në UBT ofrohet në nivelet Beginner, Elementary, Pre-Intermediate, Upper-Intermediate dhe Advanced.
Të gjithë ata që janë të interesuar për të ndjekur këtë kurs me metodat më inovative të mësimdhënies mund të aplikojnë në linkun: Apliko