UBT fton studentët që të aplikojnë në programin e bursave Hubert H. Humphrey, në ShBA

25/05/2021

UBT njofton se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar pranimin e aplikimeve për programin e bursave Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2022-2023.

 

Ky program dërgon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës profesionistë që janë në mes të karrierës së tyre profesionale dhe me potencial udhëheqës, për një program të nivelit universitar, me kurse akademike dhe aktivitete të zhvillimit profesional.

 

Programi i bursave Hubert H. Humphrey është program i Fulbright-it, që u ofron mundësi liderëve të ardhshëm dhe politikëbërësit që të kenë përvojë në shoqërinë dhe kulturën amerikane, si dhe në fusha të ndryshme profesionale, kështu duke ofruar edhe bazë për lidhje afatgjata dhe produktive mes amerikanëve dhe homologëve të tyre jashtë vendit.

 

Për informata më të detajuara rreth programit Humphrey, për komponentat e programit, fushat e studimit, kërkesat bazike dhe kriteret e kualifikimit i gjeni në linkun: Programi Humphrey

 

 

Aplikimi është i hapur deri më 1 gusht 2021, teksa të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut: Apliko