Hapet thirrja për aplikim për studime të doktoratës në SCEUS

14/05/2021

Studentët të cilët kanë përfunduar studimet master dhe që kanë shfrytëzuar bursën e PoSig nga departamenti i Shkencave Politike në UBT, tani e kanë një mundësi unike për të vazhduar studimet e doktoratës në Salzburg Centre of European Union Studies (SCEUS).

 

Këta studentë ftohen për të aplikuar nga SCEUS dhe për të hulumtuar në “Sfidat e Integrimit Evropian”, në mënyrë që të përfitojnë më shumë përvoja në studimet e tyre të doktoratës.

 

Gjashtë studentë do të përzgjidhen nga një komision për pranim të studentëve nga SCEUS, ndërkaq aplikimi do të jetë i hapur deri më 25 maj 2021.

 

Kriteret për aplikim:

  • Master i Shkencave Politike. Studenti duhet ta ketë të përfunduar nivelin master, jo më së largu se data: 30 shtator 2021;
  • Kombësia nuk është kriter;
  • Duhet të flisni rrjedhshëm gjuhën angleze (gjuha e punës së kolegjit të doktoratës është anglishtja);
  • Shkathtësi në metodat e shkencave politike dhe gatishmëri për t’u përfshirë në trajnime të mëtejshme të këtyre metodave.

Dokumentet duhet të jenë në gjuhën angleze ndërsa aplikantët do të informohen në lidhje me zgjedhjen paraprake të komisionit të pranimit deri më 11 qershor 2021, dhe kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë në internet dhe prezantimin e tyre deri në fund të qershorit 2021.

 

Për më shumë informacione rreth aplikimit, klikoni në linkun: https://www.plus.ac.at/salzburg-centre-of-european-union-studies/lehre/doktorandenkolleg/ausschreibung-doktorandenstellen-am-sceus/