Publikohet numri i ri i gazetës “UBT News” dhe revistës “Alumni”

29/12/2020

Është publikuar numri i ri i gazetës “UBT News” dhe revistës “Alumni”, përgatitur nga stafi i Media Group dhe studentët e Fakultetit  Media dhe Komunikim në UBT.

 

Gazeta dhe revista në këtë numër janë të veçantë, ngaqë UBT shënon 20-vjetorin e themelimit, vit jubilar që po shënohet me aktivitete të shumta.

 

Në to janë të përmbledhura gjitha aktivitetet që janë zhvilluar përgjatë vitit 2020, dhe ndër të tjera, mund të lexoni për:

 

–          aktivitetet e UBT-së gjatë kohës së pandemisë;

–          konferencat shkencore;

–          marrëveshjet e reja vendore dhe ndërkombëtare të bashkëpunimit;

–          sukseset e studentëve dhe ish-studentëve të UBT-së;

–          ligjëratat tematike;

–          vizitat studimore;

–          ekspozitat;

–          publikimet e UBT-së e shumë e shumë lajme të tjera me interes.

 

Gazetën mund ta gjeni në ueb-faqen e UBT-së, në linkun: https://www.ubt-uni.net/wp-content/uploads/2020/12/Gazeta-Dhjetor-22_12_2020-min.pdf

Revistën mund ta gjeni në ueb-faqen e UBT-së, në linkun: https://www.ubt-uni.net/wp-content/uploads/2020/12/Revista-Alumni_FINAL-min.pdf

Ndërkaq, kopjet fizike mund t’i gjeni në ambientet e UBT-së.