Studentja e UBT-së krijoi brendin e saj “Gresa Bosh”

17/12/2020

Studentja e Fakultetit të Dizajnit të Integruar Gresa Boshtraj, ka themeluar brendin e saj “Gresa Bosh”, e cila po dizajnon veshje unike.

 

Gresa potencoi se stafi akademik i Dizajnit të Integruar e sidomos i specializimit Fashion Design, janë të mrekullueshëm dhe shumë profesional.

“Ato çka kam studiuar në këto tri vite akademike mendoj që pasqyrohen qartë në punën time të tanishme duke filluar nga konceptet, përdorja e teknikave, ngjyrave e deri tek vet finalizimi dhe vizualizimi i produkteve”, tha ajo.

 

Pas përfundimit të studimeve, Gresa tregon që prindërit e saj ishin ata që i ndihmuan në hapjen e studios së dizajnit. Ata i ndihmuan në blerjen e pajisjeve të nevojshme përmes të cilave do t’i realizonte të gjitha idetë që i kishte menduar. Ajo me punë intenzive dhe me njohuritë që i ka fituar përgjatë viteve të studimit në studion e saj arriti ta lansoi koleksionin e parë, ”Kontrast n’Katror”.

 

“Qëllimi kryesor i brendit Gresa Bosh është që të bëj shtetin e Kosoves të njihet nga njerëzit anë e mbanë botës si dhe të punësoj njerëz në kompaninë time të së ardhshme e cila po rritet dita ditës, edhe pse fillimisht në hapa më të ngadaltë”, theksoi Gresa.

 

Çka i bën të veçanta punët e brendit Gresa Bosh janë koleksionet me tematika, zgjedhja e ngjyrave dhe përdorimi i teknikave të ndryshme të tekstilit. Aty inkuadrohen edhe dizajne të krijuara në mënyrë kompjuterike (që është më bashkëkohore) si dhe teknika më tradicionale siq janë thurja e tëra me punë dore.

 

Ndërkaq, Gresa potencoi se UBT është institucion mjaft i gjerë dhe multidiciplinar.

“Mund të flas për drejtimin tim dhe eksperiencën time, e që mendoj se profesorët dhe stafi i UBT-së, janë treguar mjaft vizionar, të saktë e efiqient në metodologjinë e mësimdhënies dhe përgatitjes profesionale për tregun e punës”, u shpreh ajo.