Ish-studenti i Arkitekturës, Bard Bajçinovci pjesë e stafit akademik në UBT

15/12/2020

Ish-studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Bard Bajçinovci është bërë pjesë e stafit akademik të UBT-së, në cilësinë e asistentit, i cili është i angazhuar në lëndët: “Konstruksione Arkitektonike 3” dhe “Banim”.

 

Bardi, gjatë kohës së studimeve ka përfituar njohuri shkencore e profesionale, me një bashkëpunim të ngushtë me profesorët dhe ekspertët e UBT-së, si dhe ishte një nga studentët e shumtë që vizituan universitete të ndryshme evropiane.

 

Ai ka thënë se mundësia e dhënë nga UBT për të qenë pjesë e stafit akademik është një privilegj për të, ndaj edhe është shprehur shumë falënderues ndaj të gjithë atyre që ndihmuan atë në rrugëtimin akademik.

 

“Jam falënderues dhe mirënjohës të gjithë stafit akademik të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor për mbështetjen profesionale përgjatë rrugëtimit 5 vjeçar të studimeve”, ka thënë Bardi.

 

Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, vazhdimisht është duke përgatitur ekspertë të arkitekturës për identifikimin dhe analizën e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin e tyre në arkitekturë, ndaj edhe studentët e këtij drejtimi sistemohen shpejtë në tregun e punës.