Ish-studentit të Fakultetit të Mekatronikës në UBT, i njihet diploma në Gjermani

11/12/2020

Diploma e UBT-së është njohur në shtetin e Gjermanisë, fakt që tregon së UBT ka qenë dhe mbetet një institucion i cili njihet ndërkombëtarisht.

 

Ish-studentit të Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në UBT, Ilir Mahmutaj, i është barasvlerësuar diploma e UBT-së në Gjermani, me një shkollim të ngjashëm me atë që ka diplomuar në UBT.

 

Iliri, ka studiuar në nivelin bachelor në Menaxhim të Mekatronikës, në periudhën 2016-2019, dhe është ndarë i kënaqur me profesorët dhe stafin e UBT-së. Sipas tij, ai në UBT ka përfituar eksperienca dhe udhërrëfime të pazëvendësueshme për karrierën e tij profesionale.

 

Ai e ka vlerësuar lartë qasjen perëndimore që UBT gjithmonë e ka pasur si institucion i lartë i arsimit, ndaj edhe procesi i nostrifikimit sipas tij ishte proces relativisht i thjeshtë.

 

“Procesi ishte relativisht i thjeshtë, falënderojë administratën e cila ka qenë gjithmonë e gatshme, e kuptueshme dhe shumë e shpejtë në shërbimet për studentët”, ka thënë Iliri.

 

Fakulteti Menaxhim i Mekatronikës në UBT, studentëve u ofron programin studimor në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, e që diploma e UBT-së ka vlerë të barabartë me të gjitha vendet e BE-së dhe më gjerë.