UBT vazhdon të mbajë programin përgatitor të maturës

13/08/2020

UBT vazhdon të mbajë kurse përgatitore online për të gjithë maturantët, që këtë vit pritet t’i nënshtrohen testit shtetëror të maturës. Këto kurse zhvillohen me qëllim që maturantët të arrijnë rezultate sa më të mira në këtë test.

 

Qendra e Karrierës në UBT, tashmë ka filluar të mbajë pjesën e dytë të trajnimit në lëndët: Matematikë dhe Gjuhë Angleze, Biologji, Fizikë, Kimi, TiK, Matematikë II, Ekonomi, Mjekësi, etj.

 

Maturantët të cilat janë të interesuar për t’i ndjekur këto trajnime/kurse duhet të regjistrohen në këtë link:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSecfM_kNm7ehDkCzEIaEvaRMb1KBK8Ggve6ct4T1QdwthLAnQ/viewform?fbclid=IwAR0XdnFKGsvodD-rTm75DOO34S6oCDaxiHFByd01yc0X8gsUYKXK5zrc9CA&fbzx=-6426210037316721812