Sporti, Shëndeti dhe Shoqëria vazhdon aktivitetin e Akademisë Verore me ekspertë vendor e ndërkombëtarë

28/07/2020

Akademia Verore e Sportit, Shëndetit dhe Shoqërisë ka vazhduar aktivitetin, me profesorë e ekspertë vendor e ndërkombëtarë, duke zgjeruar diapazonin e studentëve me informacione rreth sportit dhe shëndetit. Profesori ndërkombëtarë, Paolo Parisi, hapi diskutimin rreth shëndetit, rëndësisë së tij, mënyrës së jetës dhe plakjes. Të qenit i shëndetshëm dhe mënyra se si duhet jetuar shëndetshëm ishin pikat kyçe që profesori Paolo Parisi, ndau me studentët. Studentët u ndanë të kënaqur me informacionet që përfituan nga ekspertë të sportit, si dhe nga përvojat që ata ndanë me studentët.

 

Profesori Norbert Bachl, për studentët ligjëroj rreth sportit, aktivitetit fizik, mjekësisë shëndetësore dhe asaj sportive. Ai shtjelloj rëndësinë që aktiviteti fizik ka në jetën e njeriut, duke treguar edhe për rëndësinë e mjekësisë shëndetësore dhe sportive, si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm e saj. Ndërkaq, profesori Antonio Tessitore me studentët diskutoj për sportet individuale dhe ekipore, kurse nga ana tjetër Harald Tschan, ka ligjëruar rreth trajnimit, stërvitjeve dhe performancës.

 

Për programin e UBT-së, specifikat e tij, pikat e forta, objektet dhe partneritet kanë diskutuar profesorët Abedin Bahtiri, Masar Gjaka e Enver Tahiraj. Ata diskutuan dhe patën një interaktivitet me studentët dhe vlerësuan programin që UBT ka planifikuar, duke dëshmuar vetën si institucioni më i madh në vend për arsimin e lartë. Kurse për bachelorin e UBT-së dhe kontekstin e tij lokal dhe rajonal diskutuan profesorët Altin Erinoli, Agron Kasa dhe Faton Tishukaj.

UBT, me organizimin e festivalit “Global UBT FEST 2020”, edhe njëherë ka dëshmuar se është institucioni numër një në vend, për arsimin e lartë.