Në Akademinë e Sistemeve të Informacionit do të ligjërojnë ekspertë ndërkombëtarë

07/07/2020

Aktiviteti i Akademisë së Sistemeve të Informacionit, në kuadër të Global UBT Fest 2020, është pasuruar me folës shumtë ndërkombëtarë të cilët do të ligjërojnë si ekspertë të fushës përgjatë disa ditëve.

 

Në mesin e tyre, profesori në Metropolitan University of Tirana, Özcan Asilkan, i cili do të flasë për Data Mining and Business Intelligence, profesori në Universitetin e Allahadabad në Indi, Sudhir Kumar Singhn, i cili do të flasë për Gis Softëare’s and tools for spatial analysis, Ivica Milevski, nga Instituti i Gjeografisë, Fakulteti i Shkencave, Universiteti St. Cyril dhe Methodius, Maqedonia Veriore, që do të flasë për GIS for decision making.

 

Pjesë e këtij aktiviteti do të jenë studentë të UBT-së, teksa akademia po percjellet jashtëzakonisht shumë edhe nga pjesëmarrës nga rajoni dhe bota.