
7 mijë maturantë kanë filluar trajnimin në kuadër të programit përgatitor të maturës në UBT
15/06/2020Ka filluar të mbahet trajnimi i maturantëve në kuadër të programit përgatitor të maturës, që edhe këtë vit organizohet nga UBT, program i cili mblodhi 7 mijë maturantë nga mbarë trojet shqiptare.
Trajnimi online është duke u mbajtur në lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë Angleze, por edhe në lëndët zgjedhore: Biologji, Fizikë, Kimi, TiK, Matematikë II, Ekonomi, Mjekësi, etj.
Programi përgatitor i maturës edhe këtë vit u organizua me qëllim që të ndihmohen maturantët që do të hyjnë në testin shtetëror të maturës, për të arritur rezultate sa më të mira në këtë test.
Maturantët e interesuar, e që ende nuk kanë aplikuar për të vijuar këtë program përgatitor, ata mund të regjistrohen ende në këtë link: