NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca për edukimin online

07/04/2020

Sot, e martë, më 7prill 2020, me fillim nga ora 17:30, do të mbahet video-konferenca me temë: “Rëndësia e edukimit online në kohë pandemie”.

 

Në kuadër të kësaj konference online do të diskutohet gjerësisht implementimin e mësimit në distancë në kohën e pndemisë COVID-19, virus me të cilin është prekur edhe Kosova.

 

Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube, respektivisht në televizionin “UBT” dhe në Radio “CAMPUS”.

 

Pjesë e kësaj video-konference do të jetë edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ndërkohë pjesë e panelit diskutues do të jenë ekspertë të arsimit, si dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.