Studenti i Mekatronikës, Edonis Hebibi përfiton bursë studimi në Bullgari

16/12/2019

Përpjekja për të përfituar bursë studimi, qoftë për një semestër apo bursë të plotë, nuk është e paarritshme nga studentët e UBT-së, kjo si rezultat i marrëveshjeve të shumta të bashkëpunimit që institucioni ka të nënshkruar me mbi 450 universitete botërore.

UBT u bë qendër e karrierës për qindra studentë, të cilët u mbështetën nga institucioni në jetësimin e ëndrrës së tyre, për vazhdim të studimeve në universitetet më të mira dhe të njohura në botë.

 

Nga mundësitë unike që i ofron UBT, ka përfituar edhe studenti i Fakultetit të Mekatronikës, Edonis Hebibi.

Ai ka fituar bursë semestrale për vazhdim të studimeve në Universitetin “Technical”, në Sofje të Bullgarisë.

 

“Suksesi i deritanishëm ka ardhur si rezultat i punës së vazhdueshme, orët e gjata të studimit e sidomos përkushtimit dhe vendosmërisë që vazhdimisht kisha. Gjithashtu, bashkëpunimet e mira në mes të profesorëve dhe kolegëve kanë qenë disa nga faktorët kryesor për arritjen e rezultateve pozitive në studimet themelore”, tha ai.

Edonisi theksoi se gjatë studimeve në UBT, ai dhe kolegët e tij, janë bindur që institucioni ka staf akademik tejet të përgatitur profesionalisht, gjë që ka ndikuar në arritjen e rezultateve të mira nga studentët.