UBT uron 9 Majin – Ditën e Evropës

10/05/2019

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e 9 Majit, duke shpresuar që në një të ardhme të afër edhe Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

 

“Megjithëse, Dita e Evropës, 9 Maji, e gjen edhe këtë vit Kosovën të paanëtarësuar në BE, kjo nuk e ka penguar UBT-në të krijojë partneritet me mbi 300 institucione nga Evropa dhe e mbarë bota, partneritet nga i cili studentëve kosovarë po u mundësohet të marrin diploma të dyfishta”, theksoi Hajrizi.

 

Rektori Hajrizi tha se UBT vazhdon të jetë  institucioni i vetëm i cili ka arritur të sjellë në Kosovë programe të përbashkëta ndërkombëtare të studimeve, si dhe institucioni përmes të cilit shumë të rinj po vazhdojnë studimet në universitetet më prestigjioze në botë.

 

“Që nga themelimi, UBT në forma të ndryshme ka kontribuar në ndërkombëtarizimin e Kosovës, gjithnjë që të rinjtë të kenë perspektivë dhe mundësi sikurse që kanë të rinjtë e Evropës. UBT ka përfaqësuar vendin në organizata dhe gara ndërkombëtare, ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, si dhe ka përfituar projekte të shumta ndërkombëtare”, shtoi Hajrizi.