Studentët e Dizajnit të Integruar vizituan mobilierinë “Walker”

13/12/2018

Studentët e Dizajnit të Integruar kanë realizuar vizitë studimore në mobilierinë “Walker”, në kuadër të lëndës “Dizajnimi i materialeve të zyrës” dhe nën shoqërimin e profesoreshës së lëndës, Emina Rexhiq.

 

Gjatë kësaj vizite, ata u shoqëruan nga përfaqësues të kësaj mobilierie, të cilët i njoftuan studentët me modelet më të përshtatshme dhe më moderne për zyre, për prejardhjen e produkteve të tyre dhe në lidhje me modelet më të shitura për zyre.

 

Vizita në mobilierinë “Walker” u bë me qëllim që studentët të përshtatin njohuritë teorike të fituara në kuadër të lëndës, si dhe të shfrytëzojnë modelet e njëjta për projektet e tyre, të cilat duhet t’i përfundojnë në kuadër të lëndës ““Dizajnimi i materialeve të zyrës”.