ANV-ja e Dizajnit të Integruar hapet me artistë e dizajnerë të njohur

24/07/2018

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Dizajnit të Integruar ka filluar punimet, me një numër jashtëzakonisht të lartë të pjesëmarrësve

Në hapje, dekan i Fakultetit të Dizajnit të Integruar, Ajhan Bajmaku tregoi se kjo akademi ka një laramani temash, të cilat do të pasurohen me pjesën praktike të punës.

Për rëndësinë e kësaj akademi foli edhe dekani i Fakultetit të Arkitekturës në UBT, prof. dr Lulzim Beqiri, i cili potencoi se kjo akademi do të ketë karakter artistik, gjë sipas tij, mungon në shumë profesione të tjera.

Dekan i Fakultetit të Dizajnit të Integruar, Ajhan Bajmaku tregoi se kjo akademi ka një laramani temash, të cilat do të pasurohen me pjesën praktike të punës.

Temat që u trajtuan gjatë ditës së parë ishin:“ Metodat e përdorimit të artit në vende publike” dhe “Moda e Qëndrueshme”, ligjërues të së cilave ishin artisti Vladan Jeremic dizajnerja e njohur, Afërdita Statovci.

Artisti Vladan Jeremic para pjesëmarrësve shpalosi disa nga instalacionet e tij në vende të ndryshme publike, teksa iu tregoi edhe metoda arti për thyerjen e barrierave në shoqëri përmes instilacioneve artistike.

Dizajnerja, njëherësh edhe profesoresha në UBT, Afërdita Statovci e trajtoi modën nga një prizëm tjetër, nga ai i shkencës, meqë sipas saj, ,oda çdo ditë e më tepër është duke u njohur si shkencë në vete.
Ligjërata pasoi me një ushtrim praktik, ku pjesëmarrësit mësuan se si mund të krijohen rrobat e reja nga ato të përdorura.

Nesër ANV-ja do të fillojë nga ora 13:00, ndërkaq temat të cilat do të ligjërohen janë: “ Manus X Machina” dhe “ Manus Versus Machina”.