
Hapet aplikimi për maturantë për pjesëmarrje në “UBT Summer of Code”
28/06/2018UBT njofton të gjithë maturantët që tashmë është hapur aplikimi për ngjarjen madhore që e pasuron tash e disa vite verën e qindra maturantëve kosovarë, “UBT Summer of Code”.
Në këtë aktivitet, studentët do të kenë mundësi të marrin njohuri për:
- Programim;
- Rrjete Kompjuterike;
- Web;
- Siguri Kibernetike;
- Kripto Sisteme
“UBT Summer of Code” është program njëjavor që organizohet nga UBT dhe që do të mbahet gjatë muajit korrik.
Aktiviteti organizohet në Qendrat e UBT-së në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Prizren dhe në Pejë.
Afati i fundit për aplikim është data 5 korrik 2018, ndërkaq ju mund të regjistroheni për pjesëmarrje në linkun: http://summerofcode.ubt-uni.net.