
Trajnimi: Programim në JAVA
26/05/2018Trajnimi: Programim në JAVA – UBT | Higher Education Institution
Kohëzgjatja e trajnimit Programim në Java: 40 orë
Trajnimin fillon më: 11 Qershor 2018
Programim në Java – Përmbajtja e trajnimit:
- Hyrje në Gjuhën Programuese Java. Si të shkruhet, përpilohet dhe të interpretohet një kod në gjuhën programuese Java.
 - Si të shkruhet rezultati (outputi) në një konsolë. Komentimi i Kodit Java.
 - Variablat dhe Konstantet. Llojet e thjeshta të të dhënave.
 - Shprehjet në Java.
 - Operatorët dhe (Përparësitë/Rangu më i lartë). Operator i Përcaktimit të vlerës
 - Barazia dhe operatorët logjikë.
 - Rrjedha e Kontrollit / Deklaratat e Kushtëzuara. Deklarata if. Klausa else. Deklaratat në Bllok. Deklaratat e ndërthurrur if. Deklarata switch dhe tipi i të dhënave enum
 - Deklaratat e Përsëritshme. Unazat while. Unazat do/while. Unazat for. Unazat for each. Iteratorët
 - Hyrje në Vargje (Arrays) Vargje (Arrays) shumë dimensionale.
 - Shndërrimi/Konvertimi i të Dhënave. Faktorizimi i zgjidhjes.
 - Hyrje në programimin e orientuar në objekt.
 - Hyrje në Programimin e Orientuar në Objekte duke përdorur gjuhën programuese Java
 - Klasat dhe Objektet
 - Klasat Abstrakte. Trashëgimia
 
Aplikoni përmes linkut : http://academy.ubt-uni.net/apply-for-a-training/