Njoftim për promovimin e librit “Menaxhimi dhe zgjidhja e konflikteve rajonale dhe ndërkombëtare”, të autorit Veton Zejnullahi

27/01/2017

Të hënën, më 30 janar 2017, duke filluar nga ora 13:00, në UBT do të promovohet libri ”Menaxhimi dhe zgjidhja e konflikteve rajonale dhe ndërkombëtare”, i autorit dr. Veton H.ZEJNULLAHI.


Ky libër është vlerësuar lart si një analizë ndryshe e menaxhimit dhe zgjidhjes së konflikteve rajonale dhe ndërkombëtare.


Sipas kritikëve, ky është një libër i munguar deri tash në bibliotekat tona, por edhe për studiuesit e shkencave politike, historisë, albanologjisë, diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Promovimi do  të bëhet në objektin e UBT-së, në lagjen “Kalabria”.