UBT hap thirrjen për mobilitetin e stafit akademik në Universitetin UNINT në Romë përmes Erasmus+ KA171
02/11/2026UBT ka hapur thirrjen për mobilitet të stafit akademik në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Romës (UNINT – Università degli Studi Internazionali di Roma), në Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për vitin akademik 2026/2027.
Përmes kësaj mundësie, stafi akademik i UBT-së nga fakultetet përkatëse ka mundësi të përfitojë nga shkëmbimi i përvojave akademike dhe profesionale. Llojet e mobilitetit të përfshira në këtë thirrje janë:
- Mësimdhënie (Teaching – STA)
- Trajnim (Training – STT)
Fushat e pranueshme për aplikim përfshijnë:
- Mekatronikë
- Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE)
- Arkitekturë
- Sisteme të Informacionit
- Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit
- Shkenca Kompjuterike
- Juridik
Qëllimi i këtij mobiliteti është shkëmbimi i përvojave, zhvillimi profesional, forcimi i bashkëpunimit dhe krijimi i mundësive të reja ndërinstitucionale.
Stafi akademik i interesuar mund të aplikojë përmes formularit online në linkun: Apliko tani!
Afati i fundit për aplikim është 11 nëntor 2026.
Për më shumë informata, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UBT përmes emailit: erasmus.mobility@ubt-uni.net.