UBT hap thirrjen për mobilitetin studentor në Universitetin UNINT në Romë përmes Erasmus+ KA171
02/11/2026UBT ka hapur thirrjen për mobilitet studentor në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Romës (UNINT – Università degli Studi Internazionali di Roma), në Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për vitin akademik 2026/2027.
Përmes kësaj mundësie, studentët e UBT-së nga fakultetet përkatëse kanë mundësi të përfitojnë nga një përvojë ndërkombëtare akademike, duke zhvilluar një semestër studimi në një nga universitetet në Romë, gjatë semestrit pranveror të vitit akademik 2026/2027.
Thirrja është e hapur për studentët që ndjekin studimet në nivelin Bachelor, ndërsa fushat e pranueshme për aplikim përfshijnë Mekatronikën, Menaxhmentin, Biznesin dhe Ekonominë (MBE), Arkitekturën, Sistemet e Informacionit, Inxhinierinë e Agrikulturës dhe Mjedisit, Shkencat Kompjuterike dhe Juridikun.
Qëllimi i këtij mobiliteti është shkëmbimi i përvojave akademike, zhvillimi profesional i studentëve, zgjerimi i perspektivave ndërkombëtare dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional.
Studentët e interesuar mund të aplikojnë përmes formularit online në linkun: Linku i Aplikimit!
Afati i fundit për aplikim është 11 nëntor 2026.
Për më shumë informata, studentët mund të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UBT përmes emailit: erasmus.mobility@ubt-uni.net.