UBT hap thirrjen për mobilitetin e stafit akademik në Università di Messina në Itali përmes Erasmus+ KA171

02/11/2026

UBT ka hapur thirrjen për mobilitetin e stafit akademik në Università di Messina në Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për vitin akademik 2026/2027.

Përmes kësaj thirrjeje, stafi akademik i fakulteteve përkatëse në UBT ka mundësi të aplikojë për të realizuar mobilitet ndërkombëtar në dy kategori: Teaching (STA), për angazhim në mësimdhënie, dhe Training (STT), për zhvillim të mëtejshëm profesional dhe shkëmbim të përvojave akademike.

Fushat e pranueshme për aplikim përfshijnë Mekatronikën, Menaxhmentin, Biznesin dhe Ekonominë (MBE), Arkitekturën, Sistemet e Informacionit, Inxhinierinë e Agrikulturës dhe Mjedisit, Shkencat Kompjuterike dhe Juridikun.

Qëllimi i këtij mobiliteti është shkëmbimi i përvojave akademike, zhvillimi profesional i stafit, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimi i mundësive të reja për bashkëpunim ndërkombëtar.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes formularit online në linkun: Linku i aplikimit

Afati i fundit për aplikim është 11 nëntor 2026.

Për më shumë informata, kandidatët mund të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UBT përmes emailit: erasmus.mobility@ubt-uni.net.