UBT organizon sesion informues në Xërxë të Rahovecit për promovimin e shkencës përmes projektit DiBS

07/09/2026

UBT do të organizojë më 17 shtator 2026, në Xërxë të Rahovecit, një sesion informues në kuadër të projektit Digital Bridges: Science, Media, Society (DiBS), me fokus në promovimin e shkencës dhe përgatitjet për European Researchers’ Night 2026.

Gjatë këtij aktiviteti do të prezantohen objektivat e projektit DiBS, aktivitetet e European Researchers’ Night dhe rëndësia e komunikimit të shkencës në mënyrë që njohuritë shkencore të jenë më të kuptueshme dhe më të qasshme për publikun.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me rolin e studiuesve dhe me mënyrat se si shkenca, teknologjia dhe inovacioni lidhen me jetën e përditshme, duke kontribuar në zhvillimin e shoqërisë. Aktiviteti synon gjithashtu të nxisë interesimin e komunitetit për kërkimin shkencor dhe të forcojë lidhjen ndërmjet shkencës dhe qytetarëve.

Sesioni në Xërxë të Rahovecit do të jetë aktiviteti i tretë në kuadër të sesioneve informuese që UBT do të organizojë në Prishtinë, Prizren dhe Xërxë/Rahovec më 15, 16 dhe 17 shtator 2026.

Këto aktivitete do t’i paraprijnë European Researchers’ Night 2026, e cila do të mbahet më 25 shtator dhe do të ofrojë mundësi për të përjetuar shkencën përmes prezantimeve, diskutimeve, aktiviteteve interaktive dhe demonstrimeve praktike.

Projekti Digital Bridges: Science, Media, Society (DiBS) financohet nga Bashkimi Evropian.