Rektori i UBT-së në vizitë zyrtare në Itali, për avancimin e bashkëpunimit akademik evropian
27/10/2026Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është ftuar nga Universiteti i Camerinos (UNICAM) në Itali për të marrë pjesë në aktivitetet e Aleancës Evropiane KreativEU, duke përfaqësuar UBT-në në një takim ndërkombëtar që synon forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë.
Gjatë qëndrimit në Camerino, Rektori Hajrizi do të jetë pjesë e aktiviteteve që mbledhin përfaqësues të universiteteve partnere të KreativEU, me fokus në dialogun institucional, shkëmbimin e përvojave akademike dhe identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndëruniversitar.