Mundësi mobiliteti Erasmus+ në Powiślańska Academy of Applied Sciences, Poloni

07/10/2026

UBT hap thirrjen për studentët e nivelit Bachelor për mobilitet studentor në Powiślańska Academy of Applied Sciences, në Poloni, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027.

Thirrja është e hapur për studentët nga këto fusha/programe:

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
  • Infermieri;
  • Teknik i Radiologjisë;
  • Teknik i Anesteziologjisë;
  • Shëndeti Publik dhe Shkencat Mjekësore.

Powiślańska Academy of Applied Sciences është institucion i arsimit të lartë në Poloni, me seli kryesore në Kwidzyn dhe aktivitet akademik edhe në Gdańsk, Toruń dhe Kościerzyna. Mobiliteti u ofron studentëve mundësinë të zhvillojnë një pjesë të studimeve të tyre në një mjedis ndërkombëtar, të fitojnë përvojë akademike dhe ndërkulturore dhe të krijojnë kontakte të reja profesionale.

Pas shqyrtimit të aplikimeve, studentët që kalojnë fazën e parë të procesit të përzgjedhjes do të ftohen për intervistë. Në përfundim të procesit të vlerësimit dhe intervistimit, kandidatët fitues do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në Powiślańska Academy of Applied Sciences.

  • Afati për aplikim: 30.10.2026, ora 17:30
  • Informata: erasmus.mobility@ubt-uni.net
  • Aplikimi online!