Ekipi i Kosovës mbërrin në Kore të Jugut, gati për FIRST Global Challenge 2026
07/10/2026Ekipi i Kosovës, First Kosova, i përfaqësuar nga UBT, ka mbërritur në Incheon të Koresë së Jugut, ku nga 7 deri më 10 tetor do të marrë pjesë në FIRST Global Challenge 2026, një prej garave më prestigjioze ndërkombëtare të robotikës për të rinj.
Në mesin e ekipeve nga mbi 190 vende të botës, gjashtë të rinjtë që përfaqësojnë Kosovën janë tashmë të gatshëm për sfidën e madhe ndërkombëtare, e cila këtë vit zhvillohet me temën “Igniting Innovation” dhe fokusohet në përdorimin e teknologjisë dhe inxhinierisë për parandalimin, menaxhimin dhe rimëkëmbjen nga zjarret e egra.
Ekipi kosovar përbëhet nga Klea Hajrizi, Amar Rama, Melos Grainca, Jon Thaçi, Marta Çerkini dhe Ylli Osmani, nën udhëheqjen e mentoreve Elita Hajrizi dhe Leona Hajrizi.