Rektori Hajrizi viziton fabrikën “ALFAPAN” në Klinë
18/09/2026Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka vizituar fabrikën “ALFAPAN” në Klinë, të themeluar nga Feim Brava, ish-student i UBT-së dhe tashmë pjesë e stafit akademik të UBT-së.
Gjatë vizitës, Rektori Hajrizi u njoh nga afër me veprimtarinë e kompanisë, procesin e prodhimit, zhvillimin e saj dhe planet për të ardhmen.
Rektori Hajrizi vlerësoi punën dhe zhvillimin e kompanisë, si dhe suksesin e Feim Bravës në rrugëtimin e tij profesional dhe sipërmarrës.
“ALFAPAN” është kompani që merret me prodhimin e paneleve, produkte të cilat kanë kërkesë të madhe në tregun vendor dhe ndërkombëtar dhe përdoren gjerësisht në sektorin e ndërtimtarisë.
Një nga veçantitë e kësaj kompanie është edhe angazhimi i të rinjve dhe studentëve të UBT-së. Brava ka zgjedhur që t’u japë mundësi studentëve të UBT-së për të fituar përvojë profesionale dhe për të ndërtuar karrierën e tyre, duke vlerësuar përgatitjen dhe aftësitë që ata marrin gjatë studimeve.
UBT vazhdon të mbajë kontakte të afërta me ish-studentët e tij, duke ndjekur zhvillimin e tyre profesional dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunim me kompani dhe biznese të ndryshme.
Vizita të tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Rektorit Hajrizi për të qenë pranë komunitetit të UBT-së dhe për të njohur nga afër sukseset dhe zhvillimet e ish-studentëve të universitetit.